Dhuna në Maqedoni, jep dorëheqjen
ministri i Brendshëm: Policia politike

Dhuna në Maqedoni, jep dorëheqjen<br />ministri i Brendshëm: Policia politike
Agim Nuhiu pas protestave të dhunshme ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, pasi sipas tij dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
 
Ai në letrën e publikuar për mediat shprehet se nuk iu bindën forcat speciale dhe se një pjesë e drejtuesve në Ministrinë e Brendshme kanë vepruar nën urdhrat e politikës.
 
Drejtori i shërbimit për sigurinë dhe kundër zbulim nga radha e partisë së Gruevskit nuk i është bindur urdhrit të ministrit për të vepruar.

"Unë si ministër kam insistuar që të formohet shtab operativ dhe në të ishin të kyçur persona nga të gjitha fushat e MPB-së. Për udhëheqës i shtabit ishte zgjedhur Mitko Çavkov.
 
Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës dhe deri në ora 22 udhëheqësi i shtabit operativ Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit por edhe në shtabin operativ.
 
Dua të potencoj se për fat të keq shihet qartë se në strukturat e MPB-së ndikimi politik ka rol të madh që është për çdo dënim.
 
Një pjesë e të punësuarve në MPB në vend  që të respektojnë ligjet dhe ti kryejnë detyrat e tyre kanë vepruar nën urdhrat e qendrave politike diçka që kërkon dënimin dhe sanksionim.
 
Kontrolli i brendshëm pran MPB-së do të kërkoj përgjegjësi ndaj gjithëve që nuk kane vepruar në bazë të kompetencave përfshi edhe anëtarët dhe udhëheqësit e shtabit operativ.
 
MPB-ja është institucion që duhet ta garantoj rendin publik dhe jo të jetë institucion nën ndikimin e  strukturave politike. Duhet të potencoj se një pjesë e madhe e të punësuarve në MPB janë profesionistë dhe duhet t’ju falënderohem sepse me ndihmën e tyre situata u vu nën kontroll.
 
Apelojmë deri tek Prokuroria Publike që në mënyrë aktive të kyçet dhe në afta sa më të shpejtë t’i zbardhim këto ngjarje.
 
Dua të potencoj se jam i dëshpëruar se një pjesë e protestantëve nuk i lejuan ndihmën e parë që të hyj në kuvend dhe t’ju ofroj ndihmë të lënduarve, kjo është jo-njerzore.
 
Ndjej përgjegjësi morale, për këtë periudhë katër mujore aq sa jam në krye të MPB-së nuk arrita ta mënjanoj politikën nga struktura udhëheqëse në MPB. Për këtë arsye do të kërkoj tërheqjen time nga posti i ministrit të Brendshëm
" thuhet në deklaratën e tij për mediat.
 
Nga përplasja në Kuvend u regjistruan 70 qytetarë të plagosur, 22 policë dhe 3 deputetë.
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën