Dhuna në ndeshjen e vajzave me Tiranën më 26 nëntor, FSHF bën përgjegjëse Vllazninë! Kryeqytetaset humbasin pikë në tabelën e renditjes

Dhuna në ndeshjen e vajzave me Tiranën më 26 nëntor, FSHF bën përgjegjëse Vllazninë! Kryeqytetaset humbasin pikë në tabelën e renditjes

Dhuna mes skuadrave Tirana dhe Vllaznia pë femra

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë vendimin pas më shumë se një muaji nga ngjarja e dhunës së ndodhur në 26 nëntor, në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë për femra. Sipas vendimit, të dy ekipet janë dënuar dhe dalin të dëmtuara. Shkaktare e dhunës është konsideruar skuadra e Vllaznisë e cila e humb ndeshjen në tavolinë.

“KF Vllaznia Femra, për shkaktimin e ndërprerjes së ndeshjes kundër KF Tirana Femra, duke qenë përgjegjëse për aktet e dhunës dhe shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 6/3/j, 16/1, 17/2/a, 17/2/h të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0”, theksohet fillimisht në vendim.

Por më pas, edhe Tirana humb 3 pikët e fituara, por në mënyrë tjetër. Bardheblutë e kanë pësuar për mosmarrje masash organizative, duke i hequr tre pikë nga klasifikimi në tabelën e renditjes. 

“KF Tirana Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes dhe për pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/3/g, 16/1, 17/1 të KDE, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim”, shkruhet në vendimin e Disiplinës.

Ndërkaq, janë dhënë edhe dënime të tjera për ngjarjen në fjalë, duke përjashtuar për këtë sezon nga aktivitetet futbollistike presidentin e Vllaznisë për femra, Lazër Matlija, si dhe drejtoreshën e Tiranës për femra, Edonisa Aliu.

“Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtarja e KF Tirana Femra, Edonisa Aliu, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, theksohet në vendimet përkatëse për të dy.

Për momentin nuk është dhënë asnjë vendim për futbollistët që u përfshinë në sherrin masiv mes dy skuadrave apo pjesëtarët e tjerë të dy skuadrave.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë