Hodhën flakadanë në fushë gjatë ndeshjes me Vllazninë, Komisioni i Disiplinës së FSHF ndalon futjen në stadiume të 5 tifozëve të Tiranës (EMRAT)

Hodhën flakadanë në fushë gjatë ndeshjes me Vllazninë, Komisioni i Disiplinës së FSHF ndalon futjen në stadiume të 5 tifozëve të Tiranës (EMRAT)

Momenti kur tifozët e Tiranës u përplasën me policinë gjatë ndeshjes me Vllazninë

Hodhën kapsolla në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia Tirana në Loro Boriçi, FSHF ndalon futjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë të 5 tifozëve bardheblu.

Tifozët e Tiranës gjatë ndeshjes të luajtur më 25 gusht 2024 dhe që përfundoi 2-2, hodhën kapsolla nga sektori i miqve në stadiumin Loro Boriçi dhe u konfliktuan me policinë.

Policia e Shkodrës shoqëroi pas ndeshjes 4 tifozë, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë. Tashmë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës të FSHF-së vendosi sot ndalimin në stadium të 5 tifozëve për një periudhë të pacaktuar kohe:

5 tifozët që u është ndaluar futja në stadium:

  • Devid Arben Pesjaka
  • Shpëtim Ardian Xorxi
  • Shendi Roland Sata
  • Arben Petrit Sulaj
  • Mirash Irfan Lila

Reagimi i FSHF-së:

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e “Abissnet Superiore”, KF Vllaznia – KF Tirana të zhvilluar më datë 25.08.2024 ora 20:00 në stadiumin Loro Boriçi, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
  • Devid Arben Pesjaka
  • Shpëtim Ardian Xorxi
  • Shendi Roland Sata
  • Arben Petrit Sulaj
  • Mirash Irfan Lila
  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF, të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  1. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë