Dhuna në PD, reagon edhe FRD: Ideatorët, peng të teorive leniniste, të ndahemi nga trashëgimia enveriste

Dhuna në PD, reagon edhe FRD: Ideatorët, peng të teorive leniniste, të ndahemi nga trashëgimia enveriste

Dje, gjatë sulmit në PD

Partia Fryma e Re Demokratike ka akuzuar Sali Berishën si organizatorin e dhunës dje në selinë e PD-së, duke e cilaësuar si një sulm të pabesë dhe kriminal nga një grup të rebeluarish të cilët janë manipuluar. Ka qenë kreu i FRD Sali Shehu i cili përmes një deklarate zyrtare shprehet se  aksione te tilla janë të denja për guerrilasit e revolucionarët e majtë, që kulmuan në shek.19 dhe 20.

Sipas tij ideatori dhe projektuesit e këtij akti masakër treguan se janë peng të teorive leniniste se pushteti buron nga dhuna dhe mbrohet nëpërmjet dhunës.

"Fryma e Re Demokratike, si aleate e Partisë Demokratike, ndoqi sot me shqetësim sulmin e egër, të pa besë e kriminal nga një grup të rebeluarish, të revoltuarish e të manipuluarish kundër selisë qendrore të PD. Fryma e Re Demokratike, ashtu si gjithë opinioni kombëtar e ndërkombëtar, është ndjerë sot e shokuar për aksionin kundër selisë, që të kujtonte sulmin mbi Bastije apo akoma me keq, sulmin që bolshevikët rusë, nën udhëheqjen e Leninit , bënë ndaj Pallatit të Dimrit në tetor të 1917-s.

Aksione të tilla janë të denja për guerrilasit e revolucionarët e majtë, që kulmuan në shek.19 dhe 20. Ideatori dhe projektuesit e këtij akti masakër treguan se janë peng të teorive leniniste se pushteti buron nga dhuna dhe mbrohet nëpërmjet dhunës. Pjellat e dhunës sot shënuan fundin e tyre politik sepse i shërbyen forcave antishqiptare që janë të interesuara për destabilizimin e Shqipërisë e gjithë Ballkanit Perëndimor.

Sot, edhe dishepujt me fanatikë, të verbër e të manipuluar janë shokuar, ndjerë keq e të turpëruar. Si mundet që një lider themelues të programojë projekte të tilla të çmendura kundër shtëpisë së tij të lirisë. Dhe kjo na tregon se deri ku të çon egocentrizmi i sëmurë, arrivizmi i skajshëm, arroganca e autoritarizmi. Ne edhe një herë, të shqetësuar për fatet e opozitarizmit, e dënojmë këtë akt banditesk dhe paralajmërojmë se akte të tilla nuk do të sjellin asnjë përfitim për ideuesit dhe zbatuesit, vetëm do të shënojnë fillimin e ri të një procesi të dhimbshëm, por të domosdoshëm për ndarjen përfundimtare të PD e opozitës shqiptare nga reminishencat e enverizmit, nga trashëgimia komuniste, ndarjen nga dhuna e përdorimi i forcës, ndarjen nga urrejtja, inkriminimi, nga përçarja e format e reja të luftës së klasave, ndarjen nga berishizmi.

Ne u bëjmë thirrje subjekteve politike të djathta, faktorëve politikë të fillim viteve 90, intelektualeve , kontribuuesve në vite të PD, institucioneve akademike të mos qëndrojnë sehirxhinj, por të dënojnë dhunën, nga cilado anë që të vijë ajo, të ndihmojnë për një zgjidhje politiko – juridike të situatës dramatike që po kalojmë. Tani ! Nuk ka me kohë", thuhet në reagimin e kryetarit të Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu.  Kujtojmë se FRD ka dalë si forcë politike nga gjiri i Partisë Demokratike pas përplasjes së Sali Berishës me ish-Presidentin Bamir Topi.

Ditën e djeshme kanë reaguar për sulmin që iu bë godinës së PD ish-themelues të PD, anëtarë të saj por edhe figura të rëndësishme në historinë politike të vendit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • romeo: 09/01/2022 11:47

    Shpellaret ishin te paisur me vare, shufra hekuri, bishta lopate por me e habitshmja eshte qe u perdoren shkalle nga 10m. te larta dhe "nuk u pa nga askush" kush i solli, nga erdhen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja