Dhuna në protestë/ Ruçi thirrje banorëve: Po përdoreni nga opozita, nëse keni kundërshti shkoni në gjykatë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nga Libofsha u ka bërë thirrje banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re që të mos lejojnë që të përdoren për interesat e politikës, referuar mbështetjes së opozitës për protestën, por nëse kanë kundërshti ti drejtohen gjykatës. Ruçi theksoi se aktualisht për procesin e shpronësimeve po zbatohet një ligj i miratuar nga Berisha kur ishte në qeveri dhe që përcaktonte kriteret. Zgjidhja për Ruçin nuk është dhuna, por ulja e tensioneve dhe diskutimet.

Kam ndjekur me shqetësim demonstrimin e qytetarëve të sheshi Shqiponja për legalizimet për një vepër madhore. Unë e ndjej fort se çfarë do të thotë të prishet shtëpia, me apo pa leje, se mbi të gjitha jam një si ata, jam fshatar që kam bërë shtëpi me duart e mia. Dhe kimetit shtëpisë ia di ai që ka pak lekë dhe e bën vetë. Gabimin që bëj unë dhe ti si kryefamiljar e paguajnë fëmijët, ndërsa gabimet që bëjnë politika e paguan e gjithë shoqëria.

Ata po paguajnë gabimet e politikës të djeshme dhe të sotme. Të cilët ndryshe flasin sipas ligjit kur janë në pushtet dhe ndryshe kur janë në opozitë. Legalizimet me objekte publike nuk bëhen, ishte me firmë dhe me vulë të zotit Berisha dhe absolutisht ka zaptuar ligjin. Kjo marri 28 vjecare duhet të marrë fund. Asgjë nuk zgjidhe në rrugë jashtë institucione dhe ligjit, zgjidhet në bashkëpunim. Ata që janë legalizuar do të marrin dëmshpërblimin dhe do të prishen, ata që nuk janë legalizuar qira dhënie dhe përparësi për kredi të buta.

Askush nuk mund të shkelë ligjin, mos shpërdorojmë hallin e tyre me hallin që ka politika duke i përdorur mish për top. Një vajzë e re 24 vjecare humbet gishtat e dorës se i intereson politikës. Prandaj u bëj thirrje që të ulemi të diskutojmë dhe të njohim ligjin. Atyre janë interesat e qytetarëve, nëse pretendoni se zgjidhja është e padrejtë ka gjykatë. Nëse gjykata nxjerr urdhër pezullimi punimet pezullohen. Do të kërkoja qetësi dhe maturi për ta zgjidhur problemin.

Gramoz Ruçi

Nga përplasja u lënduan 15 policisë dhe 3 qytetarë, ndërsa 25 persona u shoqëruan. Mes të plagosurve është edhe efektivja Ina Muka, e cila humbi dy gishtat e njërës dorë nga një kapsollë (lexo këtu). Qeveria dhe ARRSH kanë bërë thirrje banorëve që nuk kanë leje të lirojnë banesat dhe të largohen, ndërsa ata që janë të pajisur me të gjitha dokumentet do të marrin dëmshpërblimin e plotë. Por banorët të udhëhequr nga opozita kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fernet: 23/11/2018 22:28

    Tek cila gjykate o Z. Gramoz? Kishtetuese s’ka. E apelit, eshte ne prag te kapitullimit. Keshill te larte te drejtesise nuk ka. Ku te veje Shqiptari i gjore per te gjetur pakez drejtesi? Sa rri e i “drejton” njerezit e padajahem, drejto parlamentin per te cilin paguhesh. Pse s’ka kushtetuese? Pse perdhunohet ligji? Pse shkelet kushtetuta per dite? Fute ne rend te dites heqjen e imunitetit. Hiq bllokatat per krijimin gjykates kushtetuese dhe te promurorise se pamvarur. Do e shikosh sa shpejt do vije rendi. S’eshte ne interesin tuaj ama. Ju jeni anti ligji dhe anti Shqiperia! Te gjithe, pa perjashtim!

    Përgjigju
  • Konjak: 23/11/2018 13:09

    Kur dikush te gremis shtepine, te shkateron jeten;dhe nje qeveritar ,me nje qetesi apostolike te tregon deren e gjykates ,per te zgjidh problemin, e shkaketuar nga ai vet;eshte kulmi i intriges.Zoterinj shqipetar mos i mbani vargonjt ne qaf me deshiren tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës