Dhuna në studio, reagon Zeka:
Mund të godas dhe Albin Kurtin

Dhuna në studio, reagon Zeka:<br />Mund të godas dhe Albin Kurtin
Deputeti Milaim Zeka ka folur për herë të parë për incidentin e ndodhur në transmetim direkt me kolegun e tij, Frashër Krasniqi. Në seancën e jashtëzakonshme, që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, për programin qeverisës, Zeka nuk e ka anashkaluar përleshjen fizike me Frashërin, ngjarje që bëri jo pak bujë.

Ai tha në foltoren e Kuvendit se nuk i frikësohet askujt dhe se mund të godasë me shpullë edhe Albin Kurtin. Deputeti i NISMA tha me tone të ashpra se Kurti po i ndërsen zagarët kundër tij, duke shtuar se nuk është rrugaç që ta godasë, shkrua Koha.net.

“Qytetarët do ta shohin se kush ka ardhur këtu me program të bëjë luftë qytetare, të gjitha këto do të shpalosen në këtë parlament, do të flasim edhe me fakte e dokumente dhe dosje, por jo me akuza. Por për ty e bosat e tu që janë taku në 2004 më 19 shtator, të gjitha do t’ua përplasim. Unë nuk jam Kadri Veseli që ju ka kriju me shkatërru gjithçka, unë s’ka me ju duru. Mu smë nal kërkush as me dhunë, unë muj me e godit shuplakë edhe Albin Kurtit, por s’jam rrugaç”, ka thënë Zeka, duke akuzuar edhe Rexhep Selimin, i cili e ka mbrojtur deputetin Krasniqi.

Zeka kërkon falje publike
Më tej, Zeka tha se ai dhe partia e tij do të dalin kundër qeverisë, nëse Lista Serbe e shantazhin programin dhe zhvillimin e Kosovës. Gjithashtu, deputeti Zeka ka kërkuar një falje publike në Kuvend, e cila iu adresua deputetes Besa Gaxherri. Zeka tha se ka qenë në gjenjde të keqe shpirtërore, kur e ka quajtur “Lopë e Danimarkës”.

“Kërkoj falje nga deputetja Besa Gaxherri dhe deputetët tjerë të cilët janë ndjerë të fyer nga sharja ime në korridor. Kam qenë në gjendje të keqe shpirtërore. I kam kërku falje shpirtërore, private edhe koleges sime të cilës i kam thënë “Lopë e Danimarkës”, ka thënë Zeka.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre