Gjykata vendos masën e sigurisë për 7 protestuesit e 13 Majit/ Noka: U burgosën me prova të fabrikuara

TIRANE-Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lerë në masën e sigurisë detyrim paraqitje pesë protestues të opozitës nga tubimi i fundit në datë 13 maj, ndërsa dy të tjerë janë lënë në masën arrest shtëpie.
Në detyrim paraqitje janë lënë; Arelien Ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Albi Gerba dhe Panajot Miraka, ndërsa në detyrim paraqitje Dritan Kuka dhe Qazim Nazeraj.

Lidhur me arrestimin e tyre, ka reaguar edhe ish-deputetit demokrat Flamur Noka, i cili tha se qeveria po vazhdon sagën e saj të përndjekjes politike duke çuar para drejtësisë protestues pa pasur asnjë provë.

“Qeveria vazhdon sagën e përndjekjes politike ndaj protestuesve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe më europiane. Qytetarët vetëm protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën dhe bandën e tij. Vazhdon përndjekja dhe çuarja përpara drejtësisë të protestuesve edhe pa prova e duke fabrikuar prova. Kjo ndodh sepse Edi Rama ka dhënë urdhëra politikë për të burgosur dhe syrgjynosur qytetarët që ngrihen kundër pushtetit kriminal të Ramës.

Ju bëj thirrje të gjithë oficerëve të policisë që marrin urdhëra politikë nga Rama dhe sajojnë prova, ta ndalin këtë fenomen dhe proces. Sepse së shpejti, një ditë drejtësia do të veprojë, opozita mban shënim çdo gjë.  Dita e gjykimit për oficerët e policisë që fabrikojnë prova do të vijë, për ata që nuk i shërbejnë shtetit dhe ligjit, por krimit dhe pushtetit. Ata do të japin llogari, sepse të fabrikosh prova është krim”, u shpreh Noka. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 16/05/2019 17:33

    Po Flamur Herman Geringun e naziskineve të Mamurrasit dhe sharebajgave te leshitdhise , lristave naziskine të Nafije Dybeku Baxhelles kur' do ta arrestoni apo pritni ti vetë zjarrin Tiranës me Sahit Tritoli Dollapi Dinamitin

    Përgjigju
  • POPULLI: 16/05/2019 16:21

    Normal kur ka gjyqetar Pisa atehere pa u zgjatur arrestoni gjyqetaret

    Përgjigju
  • Chicago: 16/05/2019 15:36

    Lirojini te tere se jane te pa fajshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës