Dhuna, politikanët serb sillen si 
'shenjtorë', fajin ia lënë shqiptarëve

Dhuna, politikanët serb sillen si <br />'shenjtorë', fajin ia lënë shqiptarëve
TIRANE- Faktori politik në Serbi ka qenë i unifikuar në deklarat publike për ta konsideruar incidentin e rëndë në ndeshjen Serbi-Shqipëri një provokim të qëllimshëm nga pala shqiptare. Presidenti serb Tomisllav Nikoliç e cilësoi futjen e flamurit shqiptar në stadium si një provokim të hapur politik, me qëllim destabilizimin e rajonit. Kreu i shtetit Serb nuk ka ngurruar ta quaj ngjarjen e ndodhur një akt terrorist, duke e lidhur këtë me shqiptarët që janë bërë pjesë e luftimeve në Irak dhe Siri. 

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Presidenti Nikoliç tha se flamuri i Shqipërisë së Madhe është një provokim për shtetin serb. “Qëllimi i dukshëm i atyre që organizuan dhe kryen planin e dronit, i cili valëviti Shqipërinë e Madhe ishte për të provokuar dhunë në Serbi, dhe një përpjekje për të destabilizuar të gjithë rajonin. Ndeshjet sportive nuk janë vend për vendosjen e mesazheve provokuese politike,", deklaroi Nikoliç. Duke vlerësuar vullnetin e shtetit serb për marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët, Presidenti cilësoi si një vullnet pozitiv mikpritjen e kryeministrit shqiptar në vizitën që do të realizohet një javë më pas.

"Pas vrasjes së krijimit të miqësisë midis Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve," tha Presidenti Nikoliç. Të njëjtën linjë ndaj shqiptarëve ka mbajtur edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij sjellja e shqiptarëve në ndeshjen me Serbinë synonte rrënimin e stabilitetit jo vetëm në shtetin Serb por dhe në rajon. Zyra e kryeministrit Vuçiç ka shkuar edhe më të tej kur në një deklaratë për CNN ka akuzuar vëllain e kryeministrit shqiptar Olsi Rama si personi që drejtonte “aeroplanin” me flamurin shqiptar që u fut në stadium.

Sipas Vuçiç, qëllimi i ekstremistëve ka qenë të tregonin se Serbia është një vend jotolerant ndaj diversitetit duke pasur për qëllim poshtërimin e qytetarët serb.“Serbia pret një falje të madhe nga pala shqiptare, tha Vucic dhe theksoi se Serbia është e gatshme të rifillojë bisedimet në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi. Ne kemi nevojë për më shumë diskutim dhe mirëkuptim më të ndërsjellë”, deklaroi Vuçiç. Edhe ministri i Jashtëm Serb, Ivina Daçiç e ka konsideruar incidentin e ndodhur një provokim të qëllimshëm politik. “Unë pres që të shohim se si do të reagojnë Bashkimi Europian dhe UEFA, pasi nëse do të ishte një serb ai që do të kishte ngritur flamurin e "Serbisë së Madhe" në Tiranë ose Prishtinë, çështja do të ishte tashmë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", ka thënë Daçiç.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim