Rrahje masive ndaj punonjësve të HEC-it të Valikardhës në Bulqizë. Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së djeshme ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar 5 punonjës tek vendi i quajtur Liqeni i Bardhë.

Dy prej të punonjësve kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar në spital për mjekim të specializuar drejtë Tiranës.

Sipas punonjësve kanë qenë rreth 20 persona të cilët janë përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa 10 prej tyre kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve.

Punonjësit thonë se autorët kanë qëlluar me armë në ajër. Gjithashtu janë bllokuar edhe disa nga mjetet e kompanisë që po kryen punimet.

Dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë konkurrenca, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

dy.b/shqiptarja.com