Dhuna te burgu 313, dënohen
me 3 mln lekë 4 gardianët
Dënohen me 3 milion e 100 mijë lek të vjetra katër gardianët e burgut 313, të cilët gati një vit më parë keqtrajtuan në qeli të burgosurin Sehat Doçi. Keqtrajtimi i tij ka ndodhur,teksa ky i fundit ka kërkuar lejë për të shkuar në dhomën nr.7, në të cilën do të merte një kartë telefonike, pasi do fliste në telefon me prindërit e ta.
Katër efektivë të burgut 313 në Tiranë janë dënuar me 3 milion e 100 mijë lekë të vejtra, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit Sehat Doçi, i cili mbahej i izoluar në ambjentet e këtij burgu. Selfo Flamuraj, Gazmend Kamberi, Alfred Alku dhe Edmond Shena janë cilësuar si autotët e këtij krimi dhe për pasojë Gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin e tyre. Gjatë proceseve gjyqësore katër gardianët e burgut kanë pranuar autorësinë e krimit duke shfaqur dhe pendesë, gjë e cila më pas ndikoi tek gjykata që të pranonte kërkesën për gjykim të shkurtuar. Ngjarja në fjalë është denoncuar nga familjarët e të burgosurit Doçi, ndërkohë që për të fshehur ngjarjen katër gardianët e pandehur mes të cilëve edhe përgjegjësi i sektorit të të miturve Selfo Flamuraj, nuk kanë shënuar në rregjistër asnjë incident të ndodhur ditën e 15 gushtit 2011. Për të provuar veprimet arbitrare të ushtrimit të dhunës në qeli, prokuroria e Tiranës ka kryer një akt-ekspertimi ndaj të burgosurit Doçi, ndërkohë që janë marrë në pyetje dhe dy shokët e tij të qelisë, Taulant Kallcishta dhe Gjetan Koka.
Ngjarja në burgSipas vendimit të Gjykatës së Tiranës në datën 15.08.2011 rreth orës 08:50 kallzuesi është ngritur nga gjumi dhe ka parë se dera e dhomës numër 1 ku ai qëndronte ishte e hapur dhe i ka kërkuar policit të shërbimit të pandehurit Gazmir Kamberi, që të shkonte deri tek dhoma me numër 7 tek shokët e tij që të merte një kartë telefoni për të komunikuar me familjarët e tij. I pandehuri Gazmir Kamberi nuk e ka lejuar dhe e ka qëlluar atë me pëllëmbë, duke i thënë që të mos lëvizte nga dhoma. Kallzuesi është futur në dhomën e tij, ka hipur në krevatin e katit të dytë dhe aty ka filluar të bërtasë me zë të lartë duke krijuar shqetësime në atë sektor. Pas pak minutash në dhomën e tij kanë shkuar të pandehurit Gazmir Kamberi dhe Selfo Flamuraj, ky i fundit me detyrë përgjegjësi i sektorit. Sapo janë futur në dhomën e kallzuesit, të pandehurit kanë tentuar ta zbrisnin nga krevati. Duke qënë se kallzuesi nuk zbriste, për këtë arsye e kanë ulur nga krevati duke tërhequr dyshekun e tij. Pasi zbret në dysheme kallzuesi është qëlluar në trup dhe fytyre më pëllëmba nga këta të pandehur.Pas pak çastesh në dhomë vijnë edhe dy punonjës policie të grupit të sigurisë,të pandehurit Alfred Alku dhe Edmond Shena,të cilët ishin me uniformë policie dhe të pajisur edhe me shkopinj gome.I dëmtuari ka treguar se i pandehuri Alfred Alku e ka qëlluar kallzuesin me shkop gome në trup duke i shkaktuar atij dëmtime.
Rrëfimi tek prindëritPas dy ditësh kallzuesi Sehat Doçi ka marrë takim me familjarët e tij të cilëve u ka s'qaruar situatën që kishte ndodhur me të. Për këtë arsye familjarët e kallzuesit kanë njoftuar për ngjarjen SH.K.B-në e burgjeve të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Faktet e kallzuara si më sipër, konfirmohen edhe me të dhënat e deklaruara nga shetetasit Taulant Kallcishta dhe Gjetan Koka, të cilët kanë qënë në të njëjtën dhomë me shtetasin Sehat Doçi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17%
-
Pak
11.3%
-
Aspak
71.7%
Vota total: 53
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Zëvendëson Fabrizio Buccin/ Begaj pranon letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri italian! Presidenti: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve
24 Janar, 14:24
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Nga ankthi te çrregullimi i gjumit, ja arsyet përse zgjoheni të lodhur në mëngjes
24 Janar, 13:52
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin
24 Janar, 13:30
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Athinë/ Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, këtë mëngjes pësoi dështim të shumëfishtë të organeve! Prej 3 janarit i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi'
24 Janar, 13:20