Përfshihet nga dhuna edhe kampionati anglez i futbollit, por jo brenda fushës sikur ndodhi në Shqipëri në fundjavën e kaluar. Në ndeshjen e djeshme mes West Ham United dhe Manchester United, e cila përfundoi me fitoren e vendasve 3-2 u godit autobusi i ‘Djajve të Kuq’ duke rrezikuar edhe jetën e lojtarëve dhe stafit që po i drejtoheshin stadiumit.
Ndërhyrja e forcave të policisë ka shmangur përshkallëzimin e incidenteve më të rënda. Disa nga huliganët e West Ham United janë shoqëruar pas incidenteve, ndërsa disa kanë mbetur të lënduar lehtë.
Përsa i përket ndeshjes, humbja zbeh shpresat e Manchester United për Champions League, pasi e kishte fatin e kualifikimit në dorë nëe do të fitonte në dy ndeshjet e fundit, por humbja lë akoma në vendin e katërt Manchester City.
Edhe pse për gjithçka do të vendoset në ndeshjen e javës së fundit, Manchester United ka shumë pak shanse për kualifikim, ndërsa në krahun tjetër West Ham United është edicionin tjetër në Europa League.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com