Dhuna, UEFA: Nësë përsëritet
përjashtojmë Anglinë dhe Rusinë

Dhuna, UEFA: Nësë përsëritet<br />përjashtojmë Anglinë dhe Rusinë
Pas dhunës mes tifozëve të Anglisë dhe Rusisë, UEFA ka paralajmëruar se nëse ky rast do të përsëritet do të përjashtojë të dy shtetet nga EURO 2016.
 
Ky ultimatum ka ardhur pas skenave të dhunës që kanë ndodhur në Marsejë mes dy tifozërive.
 
Kjo është hera e parë që organi më i lartë i futbollit paralajmëron për përjashtimin të një shtetit, për shkak të dhunës.
 
Kërcënimi i UEFA-s, vjen edhe pasi mijëra tifozë të Anglisë kanë udhëtuar për në Lilë, aty ku do të zhvillohen ndeshjet e dyta në grupe.
 
Mbrëmjen e së shtunës Marseja është kthyer në një fushëbetejë nga përplasjet e dhunshme të tifozëve të Anglisë dhe Rusisë.
 
Pamjet që ofrohen nga mediat janë shokuese kur një tifoz duket tjetrin me karrige në kokë në shkallët e stadiumit. UEFA ka nisur hetimet për këtë skena dhune.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin