GREQI - 8 nga 15 zyrtarët e burgut grekë të Nigritas, mes tyre edhe drejtori i burgut, që akuzohen se kanë dhunuar për vdekje të dënuarin shqiptar, Ilia Kareli sot do të japin dëshmitë e tyre para Gjykatës. Ata do të dëshmojnë lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria greke, që i bën ata përgjegjës për torturat ndaj Karelit, me emrin e vërtetë Kudret Kume, dhunë e cila çoi në vdekjen e shqiptarit mbrëmjen e 27 marsit. Kareli u transferua në burgun e Nigritas, pasi vrau një gardian në burgun e Malandrinos ku edhe vuante dënimin për grabitje.
Sipas aktakuzës që publikojnë mediat greke, konfirmohet edhe njëherë se gardianët e kanë torturuar Karelin për më shumë se dy orë në mënyrë sistematike, si “ndëshkim” ndaj vrasjes së kolegut të tyre, Jorgos Tsironis, i cili u vra nga i dënuari shqiptar më 25 mars, dhe vetëm dy ditë më pas Ilia Kareli u gjet i pajetë në qeli.
Sipas elementëve të zbuluar deri më tani nga aktakuza, gardianët e kanë pështyrë dhe ofenduar Karelin para dhunës makabre, derisa i dhanë goditjet fatale. Ai është rrahur me grushte, shqelma dhe gardianët improvizuan një kamzhik me gjatësi rreth 50 cm. Aktakuza vë në dukje se torturimi i Karelit zgjati nga ora 15:37 deri në 18:38, në dhomën e pritjes të burgut të Nigritas, dhomë që në gjuhën e gardianëve quhet “frigorifer”. Kareli u godit në pjesë të ndryshme të trupit, mbrapa, në këmbë, sidomos në thembra, gjoks, bark dhe kokë, ndërsa i janë hedhur kova me ujë, teksa e rrihnin, duke e bërë kështu torturën më të dhimbshme.
Dy ish-komando të ushtrisë greke dyshohet të kenë ushtruar torturat më të rënda ndaj Karelit, ndërsa vetëm pak ditë më parë u publikuan dhe fotot nga qelia në Nigritas, ku ndërroi jetë 42-vjeçari. Njolla gjaku në mur, mbulesa të gjakosura, rrobat që kishte veshur Kareli kur u gjet i pajetë dhe pjata e gjellës që kishte kërkuar shqiptari një natë para se të vdiste, janë disa nga elementët që shfaqen përmes fotove.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com