Dhunë, aksident, vjedhje e kanosje në Korçë! Arrestohen 2 persona, 2 të tjerë nën hetim

Dhunë, aksident, vjedhje e kanosje në Korçë! Arrestohen 2 persona, 2 të tjerë nën hetim

Policia Korçë

Nga dhunë deri tek kanosja me thikë për motive të dobëta, janë disa nga shkaqet që kanë çuar pas hekurave dy persona dhe kanë vënë nën hetim 2 të tjerë në Korçë.

Policia Korçë ka vënë në pranga A. J., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa një 40-vjeçar me iniciale I.R, është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në qytetin e Pogradecit, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

40-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë dhe pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.   

Ndërsa dy persona të tjerë janë vënë nën hetim:

Konkretisht filloi hetimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet të mprehtë një 31-vjeçar, për motive të dobëta.   

Ndërsa një 57-vjeçar me iniciale Sh. S., , banues në fshatin Helmës, Kolonjë, u vu nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur dy mjete pune dhe një bidon me naftë, në magazinën e një 50-vjeçari. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja