Dhunë ndaj policisë, falsifikim dokumentesh dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, në pranga 7 persona në Tiranë

Dhunë ndaj policisë, falsifikim dokumentesh dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, në pranga 7 persona në Tiranë

Drejtoria e Policisë Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka vënë në pranga 7 persona të akuzuar për vepra të ndryshime penale.

Është arrestuar një 42-vjeçar pasi ka ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. Uniformat blu gjithashtu bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se 4 persona janë arrestuar për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ndërkohë që një tjetër pasi ishte pa patentë.

Njoftimi i plotë i policisë

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.P., 42 vjeç, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka kundërshtuar me dhune dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.S., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasja", e mbetur në tentativë, pasi në bulevardin “Bajram Curri", dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, duke tentuar të largohej. Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të dënimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•L.T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”,

u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;

•V.N., 38 vjeç, F.A., 42 vjeç dhe K.H., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen