Dhunë ndaj prindërve dhe një tjetër i dehur në timon, 2 të arrestuar në Dibër (EMRAT)

Dhunë ndaj prindërve dhe një tjetër i dehur në timon, 2 të arrestuar në Dibër (EMRAT)

Policia e Dibrës

Në Dibër janë vënë në pranga 2 persona për vepra të ndryshme kriminale. 43-vjeçari Genci Çanaku është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve tij. Ndërsa një 66-vjeçar, Hysni Bici, ka përfunduar i arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftmi i plotë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Ç., 43 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

___

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi H.B., 66 vjeç, banues në Mamurras, pasi në aksin rrugor “Burrel-Shkopet”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg.l, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

___

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe  goditjen e rasteve të krimeve mjedisore , specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :

D.K., 59 vjeç, N.E., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.

B.R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në shtratin e lumit Drini i Zi, dyshohet se nxirrte inerte, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?