Policia e Tiranës teksa vijon kontrollet për “goditjen” e veprimeve të paligjshme, ka arrestuar  persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Në pranga është vënë një 44-vjeçar, E.K i cili është kapur duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Një tjetër person, S.D 56 vjeç, i cili në biznesin e tij kishte bërë një lidhje të paligjshme energjie është vënë në pranga pasi është konstatuar fillimisht nga punonjësit e OSHEE-së.

Ndërsa është bërë edhe arrestimi i S.B 40-vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Policia e Tiranës ka arrestuar 59-vjeçarin V.Zh, pasi është përfshirë në një përplasje me një motor me drejtues E.Z 42-vjeç dhe pasagjer B.Z.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka mbetur i plagosur B.Z i cili aktualisht gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 16.08.2021, në rrugën “Sotir Polena”, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit N. L., 44 vjeç.

Policia ende po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Më datë 16.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. D., 50 vjeç, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit Q. Z.

Ende po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 16.08.2021, në rrugën “Muhamet Deliu”,  kanë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash në banesën e shtetases K. B., 51 vjeçe. 

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.