Në kuadër të evidentimit dhe “goditjes” së veprimtarive kriminale, policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Një 42-vjeçar, A.K është kapur nga policia teksa po tentonte të vidhte një biçikletë dhe është arrestuar. Nga veprimet e mëtejshme rezultoi se 42-vjeçari është autori i 5 vjedhjeve biçikletash dhe një motori.

Për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj babait të tij, policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin G.M.

Edhe një tjetër rast i dhunës në familje është “goditur” nga policia, duke arrestuat 52-vjeçarin D.K.

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshortes së tij, në pranga ka vënë policia 44-vjeçarin B.G.

Policia e Tiranës në rrugën “Frederik Shiroka”, gjatë një kontrolli fizik rutinë ka arrestuar 22-vjeçarin J.A, pasi iu gjet një shufër metalike.

Policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin R.V dhe 45-vjeçarin E.V, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake nga një tjetër person, ata gjithashtu më datën 16.07.2021 kanë vjedhur edhe një biçikletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.