FIER- Në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në vend, policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale.
Për shkak të dhunës në familje dhe pasi u kap duke ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, 31-vjeçari, Luis Rredhi u arrestua nga policia.
Duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është kapur një tjetër person, Driton Nikiqi, banues në Kosovë, dhe si pasojë është arrestuar.
Pëllumb Shpata, është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi duke djegur barërat e thatë në tokën e tij, por zjarri doli jashtë kontrollit. Si pasojë i kësaj pakujdesie ka djegur një sipërfaqe me ullinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.