Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale ndërsa nën hetim janë 3 të tjerë. Sakaq, një tjetër është shpallur në kërkim pasi ka goditur me thikë një person.
L.H., 35 vjeç dhe L.A., 39 vjeç janë arrestuar pasi kanë dhunuar bashkëshortet e tyre. Ndërsa 24-vjeçari me inicialet M.T., ka rënë në pranga pasi u kap i dehur në timon.
‘Rrugorja’ ka arrestuar edhe një 22-vjeçar i cili aksidentoi një 62-vjeçare me inicialet V.P., e cila ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
30-vjeçari S.K., është prangosur pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë ndërsa M.M., 50 vjeç, dhe K.Ç., 47 vjeç, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
18-vjeçarja me inicialet M.Z., është shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Nën hetim nga policia janë E. Ll., 23 vjeç, T. L., 24 vjeç dhe G. M., 37 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?
-
PO
17.9%
-
JO
73.2%
-
NUK E DI
8.9%
Vota total: 3426
Lajme të tjera
-
Veliaj krah Yuri Kim në koncert: E turpshme që ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enverit, kundër Amerikës
19 Maj, 21:24
-
'Vendi i Shqiponjave', ambasadorja Kim mesazhe në gjuhën shqipe: Bashkimi bën fuqinë
19 Maj, 20:18
-
250 neurokirurgë europianë në Shqipëri për kurs trajnimi, Petrela: Eveniment i madh, për herë të parë në vendin tonë
19 Maj, 19:56
-
Kompleksi i pishinave te Liqeni, Veliaj: Lajm i mirë për Tiranën, do të transformohen në hapësira për sportistët dhe fëmijët, i administrojmë më mirë se privati
19 Maj, 16:55
-
Ishte shpallur në kërkim plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
19 Maj, 12:08
-
Ilir Meta shfaqet si kandidat për kryebashkiak i kryeqytetit: Çlirimi i Tiranës detyrim qytetar dhe patriotik
19 Maj, 11:18
-
Sot 4 të vdekur në 3 aksidente! Vdes 25 vjeçari dhe kushëriri i tij në Rrugën e Kombit, përgjumja e taksistit i merr jetën pasagjeres në Lezhë! Në Fier fermerin e zë poshtë zetori
19 Maj, 08:59
-
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim
19 Maj, 08:26
-
Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, makina përfundon në greminë, 100 metra poshtë rrugës! Vdes i riu, plagoset 19-vjeçari
19 Maj, 08:05
-
'Mirë që të le në qiell të hapur, por të gjobisin e të presin këmbët', banorët që preken nga Unaza e Madhe takim në Ministri të Infrastrukturës: Kërkojmë të trajtohemi të barabartë
18 Maj, 16:50
-
Finalja e Conference League/ 25 maji ditë pushimi për zyrtarët publikë për qarkun Tiranë, ndalim qarkullimi gjithë ditën dhe asnjë makinë nuk futet në kryeqytet deri në orën 18:00
18 Maj, 12:57
-
Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, kërcënonte brazilianen që njohu në rrjetet sociale: Më jep para të të mos publikoj videot intime që më ke nisur! Më pas të jap edhe pasaportën
18 Maj, 09:06