Studentët kanë protestuar këtë të premte në Athinë kundër projektligjit që do të lejojë ngritjen e degëve të universiteteve të huaja në Greqi.
Raportohet se nga protesta se dhunshme të paktën 16 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre studentë edhe policë.
Incidentet ndodhën pa asnjë shkak kur pjesa më e madhe e studentëve mbërritën jashtë parlamentit madje duke hedhur dhe molotov, ndërsa brenda vazhdonte debati mes deputetëve të partisë në fuqi dhe atyre të opozitës që shprehen kundër këtij projektligji.
Tensioni arriti kulmin kur forcat speciale të policisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë rrahur brutalisht disa dhjetëra studentë.
Sipas informacioneve nga policia janë shoqëruar mbi 10 persona dhe janë arrestuar 3 studentë.