VIDEOLAJM/ Dhunë policisë teksa po e shoqëronte, arrestohet 32-vjeçari dhe nën hetim në gjendje të lirë e dashura e tij në Vlorë

VLORË- Një situatë e pakëndshme ka ndodhur mbrëmë në Vlorë mes efektivëve të policisë dhe një të reje në Vlorë. Në krye të detyrës, policët ishin duke shoqëruar një djalë, por e dashura e ka marrë në mbrojtje, duke dhunuar efektivët.

Policia e Vlorë ka bërë me sot se ka arrestuar 32-vjeçarin, ndërkohë që kanë hetuar në gjendje të lirë të dashurën e tij 31 vjeçe.

 “Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë shtetasja që e shoqëronte. Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, gjatë patrullimit në sektor, në bulevardin "Ismail Qemali", kanë konstatuar një automjet tip "Kia", drejtuesi i të cilit kreu parakalim të gabuar, duke shkelur normat e Kodit Rrugor. Menjëherë pas evidentimit, është bërë ndalimi i tij, për të vijuar me tej me verifikimet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor.

Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. A., së bashku me shtetasen K. U., e cila e shoqëronte, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.   Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. A., 32 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. U., 31 vjeçe, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në përditësim...

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie