Dhunë, sherr dhe kanosje në Korçë! Arrestohet një 28-vjeçar, nën hetim dy të tjerë

Dhunë, sherr dhe kanosje në Korçë! Arrestohet një 28-vjeçar, nën hetim dy të tjerë

Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kolonjës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Në pranga  ka rënë E. M., 28 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë.

Ndërsa një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 54-vjeçar.

Bëhet fjalë për D. B., 39 vjeç, banues në Pogradec.

Po ashtu, ditën e sotme u vu nën hetim në gjendje të lirë nga Policia Korçë J. G., 33 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka marrë një shtetasi tjetër, çelësin e automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?