Granit Xhaka ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke treguar se infermieret që dhunuan një të moshuar në azilin e pleqve në Pejë nuk janë shqiptarët që ai përfaqëson. Lojtari i Arsenal i ka quajtur monstra infermieret që talleshin me të moshuarën e sëmurë dhe e dhunonin duke e filmuar.
“A kanë vetë këta prindër, gjyshe e gjyshër, vëllezër e motra. Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj. Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time, por sot jam ndjerë keq si kurrë më parë. Këta monstra nuk përfaqësojnë vendin tonë”, shkruan mes të tjerash Xhaka.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, teksa pasi ngjarja u përhap në mediat sociale me shpejtësi, është bërë e mundur arrestimi i infermieres, Aurona Pelaj si edhe vajzës që e filmonte. E moshuara e dhunuar është nëna e dëshmorit, Taulant Nuraj. Lidhur me këtë ka pasur një reagim për mediat edhe vajza e të moshuar, e cila është shprehur se është në gjendje të vështirë psikologjike pasi është tmerruar nga pamjet që ka pasur. Një reagim ka pasur edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili tha se vajzat duhet të shkojnë sa më shpejt para drejtësisë.
Reagimi:
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/6362d358d023exhaka 1.jpg)
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Perla e Granit Xhakës, mesfushori shqiptar nominohet për 'Golin e Vitit'
28 Dhjetor 2024, 12:42
-
Granit Xhaka 'fiku' mesfushën e Interit, statistikat e shqiptarit: Na duhet punë
11 Dhjetor 2024, 11:47
-
SHBA/ 27- vjeçarja shqiptare vret me armë burrin dhe më pas veten në banesën e tyre! Motra e 34-vjeçarit: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij
29 Nëntor 2024, 16:37
-
VIDEO/ Granit Xhaka shënon supergol me mesazh, Leverkusen fiton në shtëpi! Tri pikë për Dortmund e Stuttgart
23 Nëntor 2024, 18:38
-
VIDEO/ Territori i Kosovës me flamurin serb nën sytë e Infantinos mes Evropës, Granit Xhaka përleshet me futbollistët e Serbisë! UEFA asnjë masë
16 Nëntor 2024, 17:07
-
Arrestohet në Elbasan Erion Etemaj! Kosova e kërkonte për laboratorin e kanabisit në Pejë, ku u zbuluan 1 ton drogë! Dy ende në kërkim
15 Nëntor 2024, 09:50
-
Stresi del nga paraburgimi i Pejës: Sapo dola, shihemi sonte! (VIDEO)
2 Nëntor 2024, 17:06
-
Dhunuan personazhin e TikTok, Stresi vetëdorëzohet në Polici! Prokuroria e Pejës cakton 48 orë paraburgim
1 Nëntor 2024, 11:37
-
Sulmohet fizikisht kryetari i komunës së Pejës, dy të arrestuar
26 Tetor 2024, 14:09
-
Aksident i rëndë në Malin e Zi, humbet jetën çifti shqiptar nga Peja! U përplasën me një tjetër makinë
20 Tetor 2024, 16:24
-
Valon Behrami kritika për Granit Xhakën: Dy gabimet e tij sollën golat e Danimarkës
17 Tetor 2024, 14:25
-
VIDEO/ Serbi-Zvicër, Xhaka në fushë si kapiten, tifozët vendas thirrje raciste ndaj Kosovës
12 Tetor 2024, 21:19