Një mjek i urgjencës dhe një infermiere në Spitalin Rajonal të Fierit, janë qëlluar me grushte nga një person i dehur. Mësohet se 3 persona në gjendje të dehur kishin shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe në momentin e shërbimit janë konfliktuar me mjekun Klodian Goga dhe infermieren Klajdi Jasini, të cilët më pas janë qëlluar em grushte nga njëri prej tyre.
Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për të shmangur konfliktin me stafin mjekësor.
3 personat e dehur Xhuliano Kapaj, 25 vjeç, Pandeli Kapaj, 40 vjeç, dhe Aleksandër Kapaj, 44 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, ndërsa mjeku dhe infermierja kanë bërë edhe denoncimin për rastin në fjalë.
Pas dhunës së ushtruar ndaj mjekëve në spitalin e Fierit, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, e cilësoi kriminale goditjen e mjekut dhe infermierit të shërbimit, ndërsa theksoi se të tilla vepra stimulohen nga situata e përgjithshme e mbushur me krime dhe nga rënia e autoritetit të shtetit.
Reagimi i plotë në Facebook i Tritan Shehut
“Një rast tjetër dhune ky ndaj personelit shëndetësor nga banditë të dehur, vepër kriminale kjo.
Të tilla vepra pa dyshim stimulohen nga një situatë e përgjithshme e mbushur me krime, nga rënia e autoritetit të shtetit në tërësi.
STIMULOHEN GJITHASHTU NGA QENDRIME E POLITIKA QE ME OSE PA QELLIM ULIN DINJITETIN E MJEKUT.
Pagat shumë të ulëta, varfëria e thellë e sistemit tonë shëndetësor, mungesa e projekteve të financuara nga shteti për specializimet e kualifikimet e mjekëve, injorimi i mendimit profesional në vendimet për e politikat shëndetësore, janë disa faktorë që kanë tronditur dinjitetin e këtij personeli.
TENDECA MASHTRUESE PER TJA HEDHUR MJEKEVE, INFERMIEREVE ETJ PERGJEGJESINE E KOLAPSIT TE SISTEMIT SHENDETESOR E MANIFESTUAR EDHE ME ATO TE ASHTUQUAJTURA TESITIME, KANE PERKEQESUAR GJENDJEN”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO