Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar ndaj dhunimi të priftit të Sarandës, duke e cilësuar këtë agresion si  produkt të klimës të pa sigurt dhe intolerances së thellë që përshkon kohët e fundit shoqërinë tonë.
 
“Ngritja e dorës ndaj një kleriku dhe njëkohësisht një personi të moshuar tregon krizën e thellë morale dhe është jashtë çdo kodi që tradicionalisht është respektuar nga shoqëria e jonë.”- thuhet në deklaratën e PBDNJ.
 
Deklarata e plotë e PBDNJ
Shprehim indinjatën e thellë dhe dënojmë pa asnjë ekuivok aktin e dhunës ndaj Meshtarit Orthodhoks Kristo Papa të ndodhur në zonën ku historikisht, dhe në numra të konsiderueshëm, jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij Komuniteti Etnik Grek.
 
Pa paragjykuar motivet dhe hollësitë e tjera të ngjarjes, e konsiderojmë këtë agresion të shëmtuar produkt të klimës të pa sigurt dhe intolerances së thellë që përshkon kohët e fundit shoqërinë tonë. Ngritja e dorës ndaj një kleriku dhe njëkohësisht një personi të moshuar tregon krizën e thellë morale dhe është jashtë çdo kodi që tradicionalisht është respektuar nga shoqëria e jonë.
 
Duke nxitur autoritetet kompetente për zbardhje sa më shpejtë të ngjarjes, kapjen e autoreve dhe vënien e tyre para drejtësisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)