Rasti i dhunimit të një të gruaje të moshuar në Pejë nga një infermiere, dhe nga 2 punonjëse të tjera në një azil ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.

Kjo është pasuar me reagime të shumta e të ashpra, po ashtu dhe nga personazhe të njohura, ndaj një ngjarje ‘çnjerëzore’, të dhunimit të një moshuareje, të pa mundur për të mbrojtur veten e saj. Dhe më tragjikja, ajo rrihet nga ato të cilat duhet të kujdeseshin dhe ta mbronin.

Prezantuesja dhe bolgerja Liberta Spahiu është shprehur e revoltuar. Në reagimin e saj në Instagram, ajo shkruan se do ta “bënte për spital punonjësen” ndërsa pyet ndjekësit nëse ia dinë emrin vajzës në fjalë.

“Këta kriminele bashkë me këto tjerat që po zgërdhihen, i kisha lidh për flokësh në kerr e i kisha ngrehë zhag nëpër qytet pa ndërpre! Krijesë e fëlliqtë! Emrin e saj le ta siguron dikush që mos t’i lërë vend me u shfaq kurrë më  në qytet”, ka shkruar e revoltuar moderatorja e njohur.

Edhe këngëtari i njohur Yll Limani e ka shpërndarë videon kur tregohet momenti i dhunës ndaj të moshuarës, tek e konsideron një ngjarje të rëndë.

“Video ma shqetësuese dhe zmërthyese që e kam parë  vitet e  fundit. Sa më shpejtë të publikohet emrin e institucionit ku ka  ndodhur  kjo  ngjarje e tmerrshme, emrin e kësaj kafshës që po ushtron dhunë, emra e njerëzve që i kanë punësuar   k’to lopa dhe kështu me radhë...Ishalla  digjen në ferr  e ua kthen Zoti  ku ju dhemb më shumë më së shumti. Amin!”, shkruan Ylli Limani në Instagram.

Edhe aktorja e njohur Ardiana Matoshi ka reaguar në një status në profilin e saj zyrtarë në Facebook lidhur me ngjarjen e rëndë.

"Dhimbje, lot, mall e mërzi. Kushedi si ka përfunduar ajo grua në “Shtëpinë e Pleqve ne Peje.  Duke pasur mall për fëmijët? Familjaret? Tu dashtë me gjete qetësi në vitet që i kanë mbetë, ajo gjendet mes flakareshave e të qeshurave histerike te “motrave medicinale! TURP E TMERR.”, shkruan aktorja në Facebook!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në azilin “Orenda” në qytetin e Pejës, ku një e moshuar është dhunuar fizikisht nga një infermiere dhe punonjëse të shtëpisë së  moshuarve.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 29 tetor, ndërsa pamjet ku tregohej momenti i dhunimit të saj është bërë publik ditën e sotme në rrjetet sociale. E moshuara shihet se goditet në fytyrë dhe më shqelma nga një infermiere e identifikuar si Aurona Pelaj, ndërsa 2 punonjëset e tjera të cilat shihen në video, qëndrojnë pasive, qeshin dhe nuk reagojnë.

E moshuara e cila u dhunua është nënë e dëshmorit Taulant Nuraj. Pas ngjarjes, ajo është marrë nga azili nga familjarët e saj. Ishte dhëndri që e mori dhe foli para mediave duke thënë se e gjitha ka ardhur pas publikimit të videos. Ai ka thënë se e moshuara vuan nga alzheimeri dhe nuk ka treguar ndonjëherë që është keqtrajtuar. Policia e Pejës ka konfirmuar arrestimin e 3 vajzave për rrahjen brutale të moshuarës. Të arrestuarat janë: infermierja Aurona Pelaj dhe dy punonjëse të tjera.