Dhunohej fizikisht nga bashkëshorti, ‘Google Translate’ ‘shpëton’ 28-vjeçaren shqiptare në Greqi

Dhunohej fizikisht nga bashkëshorti, ‘Google Translate’ ‘shpëton’ 28-vjeçaren shqiptare në Greqi

Foto ilustruese

GREQI- Nëpërmjet “Google Translate”, një 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila jeton në Kretë, ka kërkuar ndihmë pasi është dhunuar fizikisht nga partneri i saj 44-vjeçar, shkruan “Protothema”.

Pas episdoit të  fundit të dhunës, vajza shkoi në një kafene e cila ndodhej pranë banesës së saj. Siç raporton cretalive.gr, ajo nuk dinte  greqisht dhe përmes shërbimit Google ka shpjeguar se çfarë po i ndodhte dhe ka kërkuar ndihmë.

44-vjeçari po e kërkonte për një ditë të tërë dhe kontaktoi edhe policinë pasi kishte frikë nga arrestimi, pasi ajo ndodhej në vend në mënyrë të paligjshme. Por pas denoncimit të së resë, oficerët e policisë e arrestuan 44-vjeçarin për dhunë në familje.

28-vjeçarja shqiptare ndodhet në Greqi pa dokumentet e nevojshme, megjithatë si viktimë e dhunës në familje mbrohet me ligj dhe nuk ndaj saj nuk do të nisin procedurat e dëbimit. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë, pasi 28-vjeçari ka bërë padi në të kaluarën. Por duke mos pasur se ku të shkonte, ai u kthye te 44-vjeçari shqiptar.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin