Në varrezat publike të Suelasit në qytetin e Beratit, të vdekurit nuk po prehen të qetë...

Thyerje të fotografive prej porcelani, grabitje të vazove të ndriçimit të bronzit me qëllim shitjen në treg për skrap, e deri në shkatërrim të pllakave prej mermeri është panorama që të shfaqet në këto varreza.

Përgjegjësi i varrezave, Polizoi Tavanxhiu thotë se ngjarje të tilla ndodhin në mënyrë të vazhdueshme për shkak se mungojnë muret rrethuese, ndërsa autorët sipas tij janë përdorues droge.

“Gotat e bronzit vidhen më shumë. Ata që pinë drogë të kuqe. Gjatë natës. Pa mure rrethuese. Bashkia ti vërë gjobë atij që i mbledh. Ti vendose gjobën o atij që i mbledh, ose mua”, tha roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu.

Duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme, familjarët e të ndjerëve shprehen se janë ankuar disa herë, por autoritetet vendore nuk kanë marrë masa.

“Ata atë punë kanë. Duan të ushqehen. Do të ankohesh, po kush do ti zgjidhe”, tha një qytetar.

“Vazot e luleve, bronz i morën”, u shpreh një tjetër.