Dhunohet gazetari investigativ
Thaçi e Mustafa dënojnë sulmin
Gazetari investigativ, njëherësh drejtori i gazetës “Insajderi”, Parim Olluri është dhunuar fizikisht nga disa persona të panjohur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 afër banesës së tij.
PRISHTINE- Gazetari investigativ, njëherësh drejtori i gazetës “Insajderi”, Parim Olluri është dhunuar fizikisht nga disa persona të panjohur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 afër banesës së tij.
Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila ka humbur ndjenjat.
Gazetari Parim Olluri është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
Gazetari: Shkrimi i fundit për komandantët ...Pas ngjarjes ai u shpreh se “Pak para orës 22.00, duke hyrë me të fejuarën time në banesë, jam sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, të cilët nuk kam mundur t’i identifikoj.
Ata nuk folën asgjë, prandaj nuk di kush mund të jenë sulmuesit. Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe ka marrë informatat bazike. Po pres që nga kamerat e vendosura në lokalet e bizneseve në atë rrugë të mund të identifikohen sulmuesit.
Nuk e di për cilin artikull mund të lidhet saktësisht. Për shkrimin e fundit për komandantët e UÇK-së kam pasur reagime dhe komente të shumta edhe në Facebook, por nuk e di nëse saktësisht lidhet me këtë shkrim” tha Olluri.
Presidenti i Kosovës dhe kryeministri e kanë dënuar sulmin ndaj gazetarit duke kërkuar zbardhjen e shpejtë dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë.
Gazetari i dhunuar Parim Olluridy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39