BERAT-Ish-shefi i SHIK-ut në vitet 1993-1996, Artan Dauti 48 vjeç është dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mbrëmjen e sotme, Dautit i është bërë pritë dhe është qëlluar me grushte nga dy persona të maskuar në një rrugicë sapo zbriti nga makina.Sipas komunikatës së drejtorisë së Beratit ka qenë vetë Dauti që ka lajmëruar policinë pas sulmit. 

Në dëshminë para grupit hetimor, pasi bëri kallëzimin ai ka deklaruar se “Ishin dy personat që më ndaluan dhe më qëlluan në rrugë sapo zbrita nga makina”. Pasi e kanë dhunuar, autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira, ndërsa Dauti ka vetëm disa gërvishtje në fytyrë.

Artan Dauti kishte 3 ditë që kishte ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët pasi jeton me familjen prej vitesh në Itali. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve.

Hetimet e para janë shtrirë në vitet që ka qenë drejtues i SHIK-ut në vitet e trazuara të 1997, pasi sulmi mund të ketë lidhje me ndonjë hakmarrje. 

Shefi i SHIK-ut pas sulmit
REPORT TV ka siguruar pamjet e momentit kur Artan Dauti shoqërohet nga dy persona për në spital pas sulmit mbrëmjen e sotme. Ish-shefi i SHIK-ut nga pamjet duket se mezi qëndron në këmbë, ndërsa një mjek dhe një person tjetër e mbajnë për krahu duke e futur në ambulancë. Artan Dauti u dërgua në spital për ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

[gallery]24113[/gallery]
Njoftimi i Policisë-Berat
Më datë 02.10.2017, në sallën operative ka mberitur një telefonat nga Artan Dauti 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushta nga dy persona të pa njohur. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me Artan Dautin ku rezultoi se: Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur këtë shtetas me grushta. Vijon puna nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.
dhunohet ish shefi
(Artan Dauti duke u dërguar në spital pas sulmit mbrëmjen e sotme në Berat)

artan dauti




dy.b/shqiptarja.com