Kalaja mesjetare e Lezhës, monument kulture, është dhunuar gjatë natës nga persona të panjohura. Akti vandal ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë hequr gurët e kalasë dhe i kanë hedhur mbi vendin e biletarisë.
Në lidhje me ngjarjen policia vijon hetimet, ndërsa specialisti i monumenteve për Lezhën tregon atë çfarë ka ndodhur.
“Është një dëm i madh që konsiston si në prishjen e mureve të kalasë por dhe dëmtimin e pronës publike. Dhunimi i tmerrshëm ndaj kalasë nuk kam fjalë ta përshkruaj. Nuk e gjej dot burimin e kësaj urrejtje për të shkatërruar dhe prishur kalanë. Ne e konstatuam dhunimin sot kur pamë një metër kub material të hedhur nga lartësitë dhe shpresojmë që policia të kap autorët”, tha specialisti i monumenteve në Lezhë.
U ka dhene force rakia e shumte qe kane pire, qe te shkulnin guret.
PërgjigjuShtazëlleku nuk ka limit , fatkeqësisht.
PërgjigjuFabrikat dhe uzinat I prishem,kurse tani e kane radhen kalate qe ndertoi komunisti Skenderbe
PërgjigjuPune shqiptaresh...
Përgjigju