Dhunohet me sende të forta në Sarandë zyrtari i PD, shoqërohen disa persona! Zhupa: Policia të zbardh ngjarjen

Dhunohet me sende të forta në Sarandë zyrtari i PD, shoqërohen disa persona! Zhupa: Policia të zbardh ngjarjen

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar,koordinator politik i PD-së për Tiranën, është dhunuar me sende të forta nga disa persona pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se është dhunuar Marjel Mejdini, me profesion avokat, ndërsa ngjarja u regjistrua në afërsi të portit.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, por nuk bëhen me dije të tjera detaje.

39-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Zhupa: Dhunohet barbarisht aktivisti i PD në mes të Sarandës, policia të zbardhë ngjarjen

Deputetja e zgjedhur e PD, Ina Zhupa ka denoncuar rastin e dhunimit të aktivistit të PD në Sarandë nga persona të panjohur, duke thënë se qytetarët sot nuk janë më të mbrojtur. Zhupa kërkon që drejtësia të zbardh rastin, ndërsa shton se drejtësia sot është në duart e më të fortëve.

“Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt. Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi është goditur barbarisht nga persona te panjohur. I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar. Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria  sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij.  Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit. Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi”, shkruan ZHupa.

39-vjeçari Marjel Mejdini, koordinator politik i PD-së për Tiranën, është dhunuar ditën e sotme me sende të forta nga disa persona në afërsi të portit në Sarandë.  Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 05/07/2021 15:41

    Te qenit ne nje parti politike nuk eshte lajm as nuk e ben te dhunuarin me te mencur. Ai mund edhe te kete pjerdhur ne vendin e gabuar dhe drurin do ta hante me apo pa parti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin