TIRANE- Dhunohet në krye të detyrë mjeku i urgjencës së QSUT Petrit Gjorgji 41 vjec. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pak para mesnatës ku tre shtetas kanë goditur dhe dhunuar fizikisht mjekun që ishte në turnin e urgjencës. Ende nuk dihen motivet e dhunës mbi mjekun, por burimet thonë se tre personat me banim në Institutin Bujqësor të Kamzës kanë reaguar lidhur me trajtimin sipas tyre jo korrekt nga ana e mjekut ndaj një të afërmi të tyreqë ishte paraqitur me një rast urgjence.
Policia deklaron se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve, Antonio Lala, Aleks Totraku dhe Fabjan Tafa. (hh,ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Policia deklaron se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve, Antonio Lala, Aleks Totraku dhe Fabjan Tafa. (hh,ns/shqiptarja.com)








