Dhunohen mjeku në Lezhë dhe specializantja në Tiranë, dorëzohet njëri nga autorët: E godita se ishte i dehur

Dy mjekë u dhunuan ditën e sotme ndërsa ndodheshin në detyrë. Zef Doda, u sulmua në ambientet e Spitalit të Lezhës, ku u qëllua me sende të forta nga njëri prej familjarëve të një pacienti. Mjeku ka marrë dëmtime serioze, dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.  Disa orë pas ngjarjes, autori, i cili është 24-vjeçari Eduard Lleshi është dorëzuar në policinë e Lezhës. Ai është shprehur se me mjekun debatoi dhe e qëlloi, pasi nuk po i shërbente dhe se ishte i dehur. "Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po më shërbente, ishte në gjendje të dehur" ka thënë ai.

Ndërkohë në Tiranë, mesditën e sotme në Tiranë, u dhunua mjekja specializante me inicialet V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT. Specializantja është dhunuar nga një person i dehur, i afërt i një pacienteje, që po merrte shërbim mjekësor. I dehuri më pas është konfliktuar edhe me forcat e rendit, të cilat ushtrojnë detyrën në shërbimin e Urgjencës. 

Ministria e Shëndetësisë reagoi duke dënuar dhunën ndaj mjekëve dhe duke i kërkuar autoriteteve të drejtësisë të japim dënim maksimal ndaj agresorëve. Ministria thotë se ka propozuar ndryshime në Kodin Penal që goditja ndaj bluzave të bardha të konsiderohet vepër penale.

Nuk është hera e parë që pacientë, apo familjarë të tyre ngrënë dorën ndaj bluzave të bardha. Së fundi, në Durrës, një mjek u dhunua nga një pacient i dehur, ku u qëllua me tullë në fytyrë duke pësuar dëmtime serioze. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ka nxjerrë një udhëzim preçiz të ndalimit të familjarëve në Urgjencë ndërsa është caktuar një orar fiks për vizitat tek të sëmurët. Ligji ka qenë edhe më herët, pasi nuk lejoheshin vizitat në çdo orar, por përkundër ryshfetit ndaj rojeve të sigurisë, familjarët e pacientëve nuk njihnin orar!

Mjeku i dhunuar Zef Doda

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e denoncuar këtë akt, kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë menjëherë me dënimin e merituar për agresorët e mjekut dhe kërkon sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë për bluzat e bardha në krye të detyrës, në shërbim të popullatës.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshimet në kodin penal për të vendosur ekskluzivisht goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale, paralelisht me vendosjen e një regjimi të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve dhe riorganizimin e sigurisë në spitale.

Duke dënuar me forcë dhunimin e mjekëve, kërkojmë nga opinioni publik të mbështesë bluzat e bardha në kryerjen e detyrës. Personeli shëndetësor është në shërbim të qytetarëve ditë dhe natë, për të ofruar dhe garantuar në kohë dhe me cilësi shërbimet shëndetësore.

Kujdesi shëndetësor që duam duhet të ketë në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, edhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit. Ne do të punojmë fort, por na duhet ndihma e gjithsecilit prej jush, për t’a rikthyer këtë raport, të thyer keqazi ndër vite.

Forcat e policisë te Spitali i Lezhës

Edhe QSUT dënon dhunën ndaj mjekëve
Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekes specializante të Klinikës së parë të Kirurgjisë V. Z, gjatë ushtrimit të detyrës në Urgjencën Kirurgjikale.

Një person i dehur, i papërgjegjshëm, i afërm i një pacienteje e cila po merrte shërbim mjekësor, ka dhunuar mjeken dhe më pas është konfliktuar edhe me forcat e rendit, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar ditën e djeshme ndaj personelit mjekësor dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pacienti: 13/03/2019 17:55

    Mjeket mund te kene problematikat e tyre,por jane aty,punojne orar pa orar e Ne kushte skandaloze per te cilat nuk Jane fajtore. injoranca e personave qe shkojne ne spital nuk njeh kufi.isha tek urgjenca para ca kohesh, per 10 paciente neper shtreter kishte 20 familiare mbi koke e mjeku e infermieret nuk kishin as ku te ecnnin. Personalisht kisha frike se mos nje familjare aty prane me shkulte serumin me canten gjigande qe se hiqte nga dora.

    Përgjigju
  • Alberta: 07/03/2019 21:42

    Po pezulloni punen disa ore ne te gjitha shkallet e sistemit shendetesor dhe te shohim cfare behet.Eshte skandaloze kjo qe ndodh ketu.Bejne mire qe ikin nga ky vend.Edhe nje cope Qkev qe gjoja eshte institucion i edukimit ne vazhdim nuk ben gje tjeter vetem se u merr para per tu dhene kreditet sepse ato kredite qe marrin mjeket neper trajnime nuk ua rregjistron.Ky vend nuk ka per tu bere kurre...

    Përgjigju
  • Toni: 07/03/2019 21:32

    Pse nuk reagon kjo ministria e leshit shnetsis kur keta infermiera Jan te pire apo kerkojn para, te gjith nga kta gjakpirsa kan nga 2 a 3 vila e musisht kan edhe nga nje hotel neper bregdete

    Përgjigju
  • Fredi: 07/03/2019 20:26

    Ç pret funderrina qeveri dhe ministria e shendetesisë? Do marrin masa kur te vritet ndonje mjek? Shpejt urgjent si në të gjithë botën ku TË AFERMIT NUK KANË KONTAKT ME MJEKUN! 1. Duhet krijuar nje dhomë pritjeje brenda ambjenteve te spitalit ku te afermit e pacienteve lejohen vetem aty te qendrojne per vizita dhe jo të levizin lirshem në spital. 2. Duhet te japin ID-në në recepsion, pra duhet qe perpara se te grumbullohen tek dhoma e pritjes, duhet te kalojne me perpara nga recepsioni per te lene te dhenat dhe cilin person (pacient) do vizitojne dhe, 3. Spitali duhet te kete shërbim SECURITY. Po u bene keto te treja nuk do të kete me dhunë kundra personelit mjekësor.. Bajgërisë katnare fundërrinë i duhen futur me metoda të tilla këmbët nê nje kepuce sepse nuk eshte në gjendje prej vetiu te jete e qyteteruar. Egërrsira duhet bërë zap me “marifete”!

    Përgjigju
    • Edi: 07/03/2019 21:15

      Ke te drejte! Isha dje ne spital dhe mu duk sikur isha tek tregu fshatar. Nuk ka arsye perse te shkojne gjithe ata persona aty. Le ti shkojne per vizite mbasi te dali. Spitali nuk eshte as salle pritjeje familjare dhe as hotel. Denimi i dhunuesve duhet te jete shembullor. Nuk ka asnje justifikim per dhunen ndaj mjekut.

  • paolo: 07/03/2019 20:10

    kur mjeku esht human se dhunon askush ,por mjeket tane jan te gjithe xhepista dhe pak e kane duhet dhunuar edhe me shume dhe duhet thyer te gjitha kockat se mjeket nuk shohin per humanitete por vetem per lek lek lek dhe mir jua bajne se vetem dajak duhet me ju dhane se mbase kthehen nga mjek xhepest ne mjek human ne asnje vend te botes nuk ndodh si ne shqipri ,mjeket jan human dhe ngelin po human ,kurse ktu ne shqipri mjeku shikon rradhen kur vjen pacjenti tjeter per ti sjell lek e jo qe ti sherbeje si njeri human qe mban kete bluze te bardh ,qa pret nga pacjenti ta uroj qe i merr leket dhe i jep ilaqe te skaduara ,po te gjith duan dhunuar e sakatuar deri kur te ndergjegjesohen te marrin rrogen qe shteti ju jep eti sherbejn qytetareve na jan ba te gjith mjeket me villa e me makina lluksoze duke u pasuruar duke perfituar nga fatkeqesit e njerezeve te semure per mua e kan pak mir eshte qe te gjithe mjeket te dhunohen der kur te kujtohen se kush kan qene dhe nga kan ardhur per qfare jan specializuar dhe qa detyre kane

    Përgjigju
  • Ermali: 07/03/2019 18:33

    Dhuna nuk eshte menyra me e mire asnjhere per te zgjidhur problemin pk dhe doktori dhe infermieria qe nuk te kapin me dore dhe kjo eshte e pa tolerushme qe akoma ne vitin 2019 duhen dhene lek per sherbimin. Ne qoftese ja ka bere borxhe ja ka bere mire. Se kote sote nuk te gjuan njeri. I lumte dora.

    Përgjigju
  • loqet: 07/03/2019 18:21

    gjithe ketu poshte komentojne si te rrahin mjeket, me e mira do ishte qe keta mjeke te dorezonin bluzat e te iknin ne gjermani e ne europe dhe keta nevriket te vdisnin is langaraqe rrugeve.

    Përgjigju
    • Dako: 07/03/2019 20:31

      Do ishte me mire ti dorzonin bluzat ata mjeke qe flasin si ju. Une peronalisht jetoj ne Gjermani dhe nuk kam degjuar mure te prekin Mjekun me dore. Ne Shqiperi ndodhe sepse at nuk jan Mjeke po jane Vampira

  • biks: 07/03/2019 16:41

    FLITET SHUME PER KETE TEME DHE ESHTE SHQETESUSE... NE RADHE TE PARE NUK TE GODET NJERI KOT.... MEDJAT THONE U GODITEN BLUZAT E BARDHA.. A E DINI QE KA SHUME " BLUZA TE ZEZA" QE KETE FJALE E MERITOJNE....SEPSE NUK MUND TE QUHEN TE TILLE.

    Përgjigju
  • leo: 07/03/2019 16:35

    Qe mjeket dhunohen esbte e pa drejte dhe dhunusit duhen denuar porQE SHUMICA E MJEKEVE DUKE FILLUAR NGA AMBULANCAT DERI NE SPITALE JANE TE PA SJELLSHEM KJO ESHTE REALE. Kur con te mjeku njeriun tend ne gjendje te rende dhe mjeku nuk e can koken fare sepse kerkon ti japesh lek te vjen ta vrasesh.....

    Përgjigju
  • $$$$$: 07/03/2019 16:31

    Te gjith mjeket duhen rrahur zagaret maskarenjt .. po te gjith se nje surrat kan derrat..!

    Përgjigju
  • Hasan Balla: 07/03/2019 15:10

    Mjeket nuk pyesin per jeten por per kuleten

    Përgjigju
    • Sazan Palla: 11/03/2019 13:10

      ...mjeku eshte pjese e kesaj shoqerie qe duket shume kurve kur Ben si e ndershne,mjeku eshte varianti me i qyteteruar i njeriut qe ka mundur te prodhoje shoqeria Shqiptare,kurse banditizmi the dhuna eshte tipari thelbesor dallues Saj,Prandaj une them qe te punohet fort me femijet qe mos te jene te dhunshem ne asnje rethane,se keshtu do te dallohen nga egersirat,ke per te pare ti ,Qe diten kur barku i kesaj shoqeria te MOS prodhoje me bij te dhunshem,pikerisht ate dite nuk ke per ta dalluar dot Mjekun nga prifti per nga mirsjellja the humanizmi,deri ateher Shteti i dhjere Shqiptare duhet te rishohe urgjentisht ligjin qe te fut ne Burg banditet the bishat e dala nga pylli,the Jo te shqetesohet per fatet e ndeshjet Kamza Laci

  • Albi: 07/03/2019 15:06

    Ky eshte doktori me i mire por agresoret duhet denuar ne maksimum sepse keshtu bejne kredine neper spitale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'