Dhunoi babanë, por 52-vjeçari në spital deklaroi se ishte dëmtuar në punë! Arrestohet i riu në Korçë

Një tjetër rast dhune brenda familjes është regjistruar sot në qytetin e Korçës. Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se djali ka qëlluar në kokë babanë e tij. Si pasojë e plagëve të marra babai është transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por me pas policia zbuloi se 52-vjeçari Adriel Kabashi është dhunuar nga djali i tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 në Korçë. Kabashi ka shkuuar në spital me lëndime dhe ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur po punonte në punishten e tij, , ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.

Nga uniformat blu bëhet me është se babai i djalit gjatë deklaratës së tij nk ka pranuar që e ka goditur djali, por nga këqyrja filmike policia ka zbuluar se kemi të bëjmë me dhunë në familje. Ndaj 24-vjeçarit rëndën akuza për veprën penale "Dhuna në familje", ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)