Një 58-vjeçar me iniciale V.Sh., nga fshati Mesopotam, Finiq, ka rënë në pranga, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Mesopotam, Finiq, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia.
Komento