Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 27 vjeçar nga Shkodra, pasi një natë më parë dhunoi një efektiv të Rrugores.
 
Në pranga të bluve ka rënë shtetasi Emiljano Mrishaj.
 
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”.
 
27-vjeçari ka goditur me grushte shtetasin G. B, 37 vjeç banues në Tiranë, me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut urbanë pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
 
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës”. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com