Një 60-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kuçovë, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshortin.

Sipas Policisë, gruaja me inicialet L.T., dhunoi në banesë bashkëshortin, ndërsa u arrestua pasi u denoncua nga ai.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.