Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka dhunuar fizikisht dhe më pas ka kërcënuar me armë gjahu kunatën e tij. Ndërkohë ndaj kunatës së tij është lëshuar një urdhër mbrojtje i menjëhershëm.
Ngjarja ka ndodhur në 26 dhjetor në fshatin Bregas të Maliqit, ku 38 vjeçari i identifikuar si I.D pas një konflikti me kunatën e tij, e ka dhunuar këtë të fundit. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të dhunës në familje.
Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.