BULQIZË- Pasi dhunoi fizikisht të atin 65-vjeçar, një 33-vjeçar i identifikuar si Ndriçim Leka duke mos u mjaftuar me veprimin kriminal i dogji i stallën e bagëtive si dhe një mjet të punës "trakor".
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjoricë të Bulqizës, ndërsa 33-vjeçari u arrestua. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje", "Shkatërrim i pronës me zjarr".
Komento