Një efektiv i policisë së Gjirokastrës është prangosur nga kolegët e tij, pasdi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, dhunë që ajo një ditë më parë e kishte denoncuar edhe në polici.

Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se, efektivët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ankesave kanë prangosur inspektorin e policisë Shpëtim Loka për dhunë në familje.

Gjatë momentit të denoncimit të dhunës përpara kolegëve të tij, bashkëshortja M. Loka baneuese në Babrru është paraqitur me fraktura të ndryshme.

Shpëtim Loka ishte trup shërbimi në stacionin e policisë kufitare Sopik në Drejtorinë e Kufirit në Gjirokastër, me gradën inspector dhe atje punonte prej kohësh.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)