Dhuna në familje është një fenomen tejet shqetësues në vend. Raste të shumta denoncohen pothuajse çdo ditë, nga qytetete të ndryshme. Këtë mëngjes, një rast i tillë është denoncuar nga Dibra, ku 44-vjeçari Mirdash. S. nuk ka kursyer as mbesën e tij. 44-vjeçari, banues në njësinë Administrative Fushë-Çidhën, Dibër, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht mbesën, vajzën e vëllait, për motive të dobëta.

Shtetasja H. S., 20 vjeçe, është dhunuar në banesën e saj nga xhaxhai, ndërsa ky i fundit është vënë në prangat e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com