Dhunoi njerkun e tij, arrestohet 35-vjeçari në Korçë! Në pranga edhe një shofer i ri, drejtonte mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur

Dhunoi njerkun e tij, arrestohet 35-vjeçari në Korçë! Në pranga edhe një shofer i ri, drejtonte mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur

Policia Korçë

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj njerkut të tij, i cili ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ndërsa një tjetër është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Shërbime të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë E. N., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj njerkut të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërsa një tjetër u arrestua në flagrancë nga Policia Rrugore Korçë. Bëhet fjalë për R. M., 21 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa dokumentacionin përkatës.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për A. S., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Dishnicë”, në parkingun e një firme, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grusht një 46-vjeçar.

Ndërsa nën hetim në gjendje të lirë u vu edhe T. D., 38 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, pasi në fshat, dyshohet se ka goditur me grushte dhe shkelma një 61-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?