Altin Nallbati, vëllai i kryebashkiakut të Devollit, Bledjon Nallbati është shoqëruar në komisariat pas një konflikti me disa efektivë policie.

Sipas të dhënave nga burime jozyrtare, mësohet se Altin Nallbati është shoqëruar në komisariatin e Devollit, pasi ka goditur specialistin e SHÇBA, Devi Ago dhe bashkëshorten e tij, po punonjëse policie.

Nallbati, ka shkuar në komisariat pasi një person i afërt me të ishte shoqëruar për prerje dhe transport të paligjshem të pyjeve.

Altin Nallbati ka nisur të konfliktohet me bashkëshorten e Devi Ago e cila ishte në detyrë. Teksa ka dëgjuar konfliktin Ago ka shkuar dhe ka ndërhyrë por situata ka precipituar dhe ata janë goditur me njëri-tjetrin. Menjëherë Altin Nallbati është shoqëruar nga blutë e Devollit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com