Dhunoi policin dhe vëllain e tij për një borxh, 29-vjeçari lihet në burg: S’kam lidhje me ngjarjen, nuk isha i pranishëm

Gjykata e Tiranës la në burg Blerim Bulicin i arrestuar pak ditë me parë i akuzuar me 5 persona të tjerë, për dhunimin e efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të tij Bledar Fanaj në Kombinat, për shkak të një borxhi.

Ai e ka mohuar autorësinë e ngjarjes, duke kërkuar lirimin nga qelia. I arrestuari pretendoi në sallen e gjyqit se nuk ka marrë pjesë në ngjarje.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qënë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar”, mësohet të ketë thënë ai.

Prokuroria arsyetoi se bazuar në veprimet e para hetimore, Bullica bashkë me familjarët dhe rrethin e tij shoqëror ka qenë i pranishëm në aktet e dhunës së ndodhur në Kombinat ndaj efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të këtij të fundit Bledar Fanaj. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur disa persona të tjerë si, Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj. Ngjarja mendohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi që efektivi u kishte agresorëve të cilit kishin kërkuar disa herë kthimin e parave por pa rezultat. Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë në lidhje me ngjarjen.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025