TIRANË- Një efektiv i policisë së Tiranës dhe vëllai i tij u dhunuan në rrugën “Besim Alla” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:26 minuta në sheshpushimin e një pallati. Polici dhe vëllai i tij janë zënë në pritë nga një grup prej 5 personash, të cilët i kanë dhunuar me shkopinj gome dhe sende të forta.

Shkak për dhunën është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur me vëllanë e policit, i cili u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer. Mësohet se ata i kanë kërkuar shumën e parave që pretendonin se ua kishte borxh, vlerë e cila ende nuk është bërë me dije. 

Pas dhunës, policia njoftoi se ka arritur të arrestojë një prej autorëve, 29-vjeçarin Blerim Bulica, banues në Tiranë. Ndërkohë, katër personat e tjerë, që janë përfshirë në ngjarje dhe që kanë dhunuar policin dhe vëllanë e tij janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka arritur të sigurojë edhe dëshminë që ka dhënë i arrestuari Blerim Bulica. 29-vjeçari ka pretenduar se me vëllanë e policit njiheshin prej kohësh dhe kanë pasur sherrin për borxhin. Të dyja palët janë me origjinë nga Kukësi. Ai ka dëshmuar se konflikti ka qenë i hershëm për një shumë parash që nuk u ishte kthyer. Disa herë, sipas tij janë takuar për t'u sqaruar dhe gjatë kohës që kanë komunikuar së bashku kanë përfunduar me fyerje ndaj njëri-tjetrit.

Policia thotë se gjatë konfliktit, efektivit, i cili ishte jashtë shërbimit, i ka rënë arma në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë e goditjeve që kanë marrë, polici dhe vëllai ndodhen në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, gjatë kontrollit që është ushtruar në shtëpinë e 29-vjeçarit, janë sekuestruar 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Dhunoi policin dhe vëllanë e tij, Report Tv siguron dëshminë e 29-vjeçarit: Më kishin lekë borxh, jam takuar për t’i marrë , por përfunduam me fyerje

Report Tv ka siguruar dëshminë e 29-vjeçarit, Blerim Bulica, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme pas dhunës që ushtroi ndaj policit në Tiranë dhe vëllait të tij. I arrestuari Blerim Bulica ka pretenduar se me vëllanë e policit njiheshin prej kohësh, duke qenë se janë nga Kukësi dhe kanë pasur një sherr të hershëm për një borxh të pashlyer.

Disa herë, sipas tij janë takuar për t'u sqaruar dhe gjatë kohës që kanë komunikuar së bashku kanë përfunduar me fyerje ndaj njëri-tjetrit.

Ora 21:22
Dhunuan policin dhe vëllain e tij, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, 4 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi, shkop bjesbolli dhe kanabis

 

Policia ka arrestuar një prej autorëve që ka dhunuar paraditen efektivin e policisë dhe vëllanë e tij në Tiranë. Ndërkohë, katër bashkëpunëtorët e tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë 29-vjeçari Blerim Bulica, banues në Tiranë. Në kërkim janë shpallur Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç, Bekim Bulica, 31 vjeç, dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.

Policia gjeti dhe sekuestroi 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

“Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar "Direction", nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Kapet dhe vihet në pranga pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 29-vjeçari që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, goditi ditën e sotme dy shtetas (njëri prej tyre punonjës Policie).

Sekuestrohen 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Besim Alla", gjatë një konflikti disa persona kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Direction".

Pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.

29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën "Besim Alla", për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.