Një 34-vjeçar është vënë në pranga të policisë, pasi dyshohet se ka dhunuar tezen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ndërsa policia ka arrestuar shtetasin me iniciale N.S.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.’- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komento