SHKODËR- Tre të rinj në Shkodër janë arrestuar pasi kanë dhunuar një 50-vjeçar dhe i kanë marrë me forcë celularin.

Të arrestuar janë Kristjan Volaj, 26 vjeç, banues në Malësi të Madhe, Vuksan Kulla, 29 vjeç, banues në Shkodër, Edison Malgjoni, 27 vjeç, banues në Pukë.

Këta të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, përballë stadiumit “Loro Boriçi”, kanë dhunuar fizikisht, shtetasin P.Q, 50 vjeç, banues në Malësi të Madhe, dhe i kanë marrë me dhunë telefonin celular të markës “SAMSUNG S4”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com