Një grabitje me dhunë ka ndodhur në Pogradec ku dy persona kanë grabitur paratë në një banesë dhe kanë dhunuar të zotin e shtëpisë.
 
Burime të policisë së Pogradecit, bëjnë me dije se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrëmenj kur në banesë ka qenë vetëm 21 vjeçari A.J të cilin e kanë dhunuar dhe autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
 
Policia ka nisur hetimet dhe deri tani nuk dihet nëse kanë mundur që të zbardhin rrethanat e ngjarjes apo autorët e përfshirë në këtë grabitje.
 
21 vjeçari ka marrë plagë të lehta, por ai është trembur dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)